SPAK ka rënë në gjurmët e një skeme ryshfeti në shuma të mëdha në OSHEE.
Sipas burimeve jozyrtare hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar dje në zyrat e OSHEE në kuadër të një hetimi të çelur për korrupsion dhe vepra të tjera penale.
“Po hetohet për një skeme ku kundrejt ryshfetit fshiheshin debite nga sistemi. Si pasojë e operacionit nga BKH është sekuestruar aparati celular i administratorit të FSHU në OSHEE, Elton Sevrani”, shkruan Balkanweb.
Po ashtu mësohet se nga ana e SPAK janë bërë sekuestrime të dokumenteve si dhe të kompjuterave. a.b












