Një i ri u ndalua nga forca të sigurisë sot para kryeministrisë në momentin kur po kryheshin homazhe për viktimat e 21 Janarit.
Mes familjarëve të viktimave ishte edhe kryeministri, Edi Rama.
I riu ka shfrytëzuar momentin për të protestuar kundër qeverisë aktuale, duke u shprehur: “Vetë i çuat, vetë i vratë. Hajdutë”.
Në videon e siguruar nga gazetari, Osman Stafa, i riu kontrollohet nga civilët dhe dëgjohet të thotë se nuk ka bërë gjë.
“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë, më keni lëmë panpunë, më keni shkazërruar,” thotë ai.











