Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se një ditë më parë u paraqitën në SPAK nga avokatët prova përvëluese të cilat u dëshmonin skapistëve se ata janë veglat e Edi Ramës.
“Dje u paraqitën nga avoketërit prova përvëluese të cilat u dëshmonin larove të Edi Ramës, skapistëve, grupit të strukturuar kriminal se ata janë nën urdhrat e Edi Ramës, se ata janë veglat e Edi Ramës.
Ata janë vegla të Edi Ramës ndaj dhe këto prova refuzuan ti merrnin njëlloj sikur të ishin reparti i sigurimit të shtetit.
Denonconi çdo orë, çdo ditë Edi Ramën si kreun e organizatës kriminale qeveri, dhe skapin e tij si një organizatë kriminale”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para protestuesve. r.p












