Emërome të reja në krye të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë.
Ferit Hoxha, deei tani ambasador në OKB, prite të jetë edhe rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut.
Ndërkohë propozimi tjetër është për Ilirian Kuka i cili pritet të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë.
Suela Janina, do të jetë kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ndërsa do rë përfaqësojë Shqipërinë edhe në Kubë.
Emrat e diplomatëve të rinj pritet të dekretohen nga Presidenti, pasi të intervistohen në Komisionin e Jashtëm Parlamentar. a.b











