Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka tha sot për mediat nga parlamenti, se presidenti Begaj erdhi erdhi në Parlament si ministër i Edi Ramës. Ai ishte vetëm një faktor destabiliteti, asgjë më shumë, deklaroi Noka.
“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese.
Erdhi si një ministër propagande.
Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën.
Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë”, deklaroi Noka. m.k












