Komisioni i Reformës Zgjedhore do të fillojë punën këtë javë mes Ramës dhe Bashës duke lënë jashtë PD.
Lajmi u bë i ditur sot pasdite nga deputeti Lulzim Basha i cili lajmëroi zgjidhjen e ngërçit siç e konsideron ai.
Ndërkaq “Ora News” ka siguruar një letër të bashkëkryetarëve të këtij Komisioni, socialistit Damian Gjiknuri dhe demokrati Enkelejd Alibeajt drejtuar misionit të OSBE/ ODIHR-it që t’u atashojnë ekspertët e tyre pranë komisionit.
Më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë me gazetarët, demokrati i “Rithemelimit” Oerd Bylykbashi shpjegoi se reforma elektorale, e cila përcakton rregullat e garës zgjedhore nuk mund të bëhet duke kërkuar numra siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama. m.k












