Gjendet pa jetë në shtëpi një 20 vjeçar në Lushnjë. Dyshohet se ka rënë gjatë daljes nga shtëpia në panik pasi janë ndjerë lëkundje tërmeti në mesnatë.
Megjithatë policia nuk e konfirmon.
“Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet”, njoftoi policia e Lushnjës
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës.a.b











