• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama refuzon dialog me opozitën për normalizimin e Parlamentit, çfarë ka si argument

droni by droni
10 January, 2024
in Kryesore, Politika
0
Rama refuzon dialog me opozitën për normalizimin e Parlamentit, çfarë ka si argument
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i tha sot jo dialogut me opozitën për të kthyer normalitetin në Parlament dhe krijuar hapësirat për opozitën.

Zoti Kryeministër për pak  ditë nis jeta parlamentare. Opozita i ka kërkuar Presidentit që ta ktheje ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore. Nëse Presidenti e kthen këtë ligj, a është e gatshme shumica socialiste që të ulet  me….

Kryeministri Edi Rama: Jo!

–Ta çoj pyetjen deri në fund?

Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk është. Ligji është  bërë i bazuar mbi modelin bazë nga i cili u ndërtua ai ligj qysh në fillesë, por për arsye që janë të panjohura për mua, modelit bazë, modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësishëm për integritetin e një procesi hetimor parlamentar. Këto komponentë janë futur aty dhe ne nuk negociojmë dot modelin gjerman me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin si shqiptarë edhe si qytetarë që janë në kërkim të modelit të tyre.

–Atëherë përballë kësaj situate kur ju nuk do të bëni një hap pas, që është edhe çështja kryesore që opozita proteston për komisionet hetimore …

Kryeministri Edi Rama: A thua?

Vijon pyetja: … si do të përballeni në parlamentin që rinis kur opozita vazhdon të këmbëngulë që do të protestojë. Do të kemi të njëjtën situatë? Si do qaseni?

Kryeministri Edi Rama: Kjo pyetje nuk është për mua. Qasja ndaj Parlamentit është qasja e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Pra, në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike përveç qëndrimit në këmbë ose qëndrimit ulur. Grekët ishin atletë dhe e kishin atletikën dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes dhe kishin dhe moton e tyre të famshme, “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, por kishin edhe pista atletike, dhe kishin stadiume për aktivitetet fizike dhe kishin skenën e debatit demokratik për aktivitetin mendor.

Kështu që nuk më rezulton që gjatë historisë së tij, parlamentarizmi të ketë pasur në moment ndonjë ndryshim në këtë aspekt. Nuk më rezulton që ka kaluar në faza ku është pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës dhe me garantimin e të drejtës së tjetrit për të folur dhe ai.

Ne në Parlament do të qasemi siç janë qasur grekët apo romakët, britanikët dhe siç qasen të gjithë ata që gëzojnë sot demokracinë dhe mundësinë që jep demokracia për të pasur parlament. Do të qasemi për t’u ulur, për t’u ngritur të flasim kur marrim fjalën dhe për t’u ri ulur, për të dëgjuar kur të tjerët marrin fjalën.

Për sa kohë përballë do të kemi shëmbëlltyra të keqkuptimit të madh midis sportit fizik të natyrës boks, mundje, hedhje disku, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhshme olimpike ne do të votojmë dhe do të largohemi sepse ne do ta bëjmë punën tonë, duke shprehur keqardhjen sa herë të na jepet mundësia, për qytetarët që i kanë votuar ata që janë aty për të na luftuar ne me argumente që s’kanë mundësi të dëgjojnë argumente, sepse lufta fizike aty nuk bëhet për asnjë problem të natyrës filozofike dhe konceptuale. Lufta fizike aty bëhet për një problem që ju e dini të gjithë dhe s’kemi pse, as ta diskutojmë. Është një problem njerëzor sigurisht, por nuk është një problem i kësaj shoqërie, i këtij populli, i këtij vendi, problemi me drejtësinë i një individi që ka kaluar nga Parlamenti në ballkon dhe pret nga Parlamenti përplasje. Siç prisnin ata të në Romën e vjetër që rrinin atje në lozhë dhe skllevërve të tyre u thoshin përplasuni me luanët, të shohim kush do fitojë. Ky është problemi, por ne nuk jemi as skllevër, as luan, ne jemi përfaqësuesit e shumicës që bëjmë punën tonë dhe jemi të gatshëm patjetër të bëjmë çdo diskutim, të bëjmë çdo negocimin me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet dhe këtë se zgjidhim dot ne.

 – Zoti Kryeministër, ju në parlament mund të votoni dhe të largoheni nga seanca vetëm për ato ligje që kërkojnë minimumin, pra shumicë të thjeshtë. Pra, 71 vota, por ndërkohë parlamenti duhet të votojë deri në fund, deri në mesin e të marsit pak a shumë është mandati  i komisionit të reformës zgjedhore në të cilën nuk është bërë asgjë. Një reformë e cila duhet votuar. Duhet të votoni amnistinë penale, si do ti siguroni ju 84 vota minimumi për t’i kaluar; projektligjin e amnistisë penale, por edhe reformën zgjedhore. Për të siguruar këtë votën aritmetike 84, do të negocioni me opozitën, individë, me grupime të ndryshme nga opozita? Faleminderit.

Kryeministri Edi Rama: asnjëra nga këto sado që janë arsye të rëndësishme, sepse është e padrejtë që njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për të gjitha arsyet që parashikon amnistia dhe për nevojën e uljes së mbingarkesës në burgje natyrisht, sepse është një kosto. Nuk e meritojnë që të vazhdojnë të rrinë aty brenda, si viktima të keqkuptimit që unë shtjellova më parë, por nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë ne që të pranojmë keqkuptimin, pra të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve, këmbëve, duarve, si instrumente force të na imponohet për argumente për të cilat ne nuk jemi dakord. E njëjta gjë edhe për reformën zgjedhore. Po ka një afat komisioni, do mbarojë afati i komisionit dhe do bëjmë edhe pa komision. Se komisioni është një komision që vjen si rezultat i një tradite të krijuar bipartizane. Komisioni nuk është një normë ndërkombëtare, nuk është as dhe një normë europiane. Parlamente të tjera dhe po ju marr vetëm dy parlamente të Bashkimit Europian në anën tjetër të detit dhe në jug të vendit, nuk ngrenë komisione parlamentare dhe nuk i kanë dhënë vetes detyrimin që o të bjeri dakord gjithë parlamenti o nuk bëhet reformën zgjedhore. I bëjnë reformat zgjedhore me votat që kanë aty, kur i kanë, kur nuk i kanë nuk i bëjnë. Kjo është edhe këtu. Kanë ndryshuar kohët! Një komision bipartizan me një partizan dhe me shtatë ballistë nuk e bën dot, duhet të kesh dy partizan, si kemi më, kemi një partizan, një parti këtej kemi dhe 7 ballistë nga krahu tjetër tani, si ta bëjmë këtë gjë? Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist po duket si ballist, i treti duket si këta të dy të parët, por nuk është dakord as me të parin, as me të dytin. I katërti do të jetë edhe me të parin, edhe me të dytin dhe me të tretin, por në të njëjtën kohë nuk e merr parasysh faktin që të duket si ballist, i pesti, i gjashti, i shtati e me radhë janë pastaj ballist për inerci, se ata mund të jenë çfarë të duash, mjafton që i pari, i dyti, i treti të japin sinjalin e duhur dhe ata mund të kthehen nga ballist në balerina, nga balerina në veteriner, nga veteriner në mundës, nga mundësi në boksier, nga boksier në doktor, nga doktor në specialistë të tregut të punës, nga specialistë të tregut të punës mund të kthehen prapë në tigra dhe luanë. Është problem më shumë i natyrës fiziologjike të opozitës sesa problem politik, se di a isha i qartë. Mos më kërkoni tani t’iu them kush janë tigrat, e kush janë luanët.

 – Po të paktën mund t’iu kërkojmë nëse keni piketuar partizanë, ballistë, balerina, tigra apo luanë që mund t’iu japi shumicën e artë prej 84 votash. A po shihni mundësisë që nëse nuk bëhen, nuk bëhen.

Kryeministri Edi Rama: Jo partizanë nuk ka atje. Janë lloj-lloj të tjerë, por partizanë nuk ka. Partizanët jemi ne.

 – Nga këta të tjerët a ka që mund të shndërrohen në partizanë për reforma të rëndësishme, apo ju e shikoni mundësinë për mos t’i bërë fare këto reforma dhe nuk negocioni me ndonjë individ të veçantë.

Kryeministri Edi Rama: Nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë që i jep një goditje të re kulturës së shtetit dhe kulturës demokratike, ju kujtohet juve besoj, mua më kujtohet mirë dhe juve ju kujtohet se pavarësisht se jeni shumë më të rinj, po këto nuk janë histori shumë të vjetra kur ju thoja nëse ne do të të hapim rrugë për bojkotin, për shkak të bojkotit, ne do të kemi bojkot non stop. Keni dëgjuar më njeri ju edhe ndër këta që kanë këto dilemat psiko-fizike që të thonë do të bojkotojmë. Keni dëgjuar ndonjëherë?

Pse u varros përfundimisht bojkoti si mjet? U varros sepse u kuptua që bojkoti përmes të cilit, ti do të çosh patjetër në buzë të greminës të gjithë, të çon ty në fund të greminës dhe pastaj rruga nga kthimi i fundit të greminës për të ardhur aty ku ishe, është shumë e gjatë. Keni parë më, keni dëgjuar më ju njeri dhe nga këta që kanë nga këto dilemat midis mundjes, boksit dhe politikës, të thotë nuk do të hyjmë në zgjedhje? Pse? Sepse u provua që ti mund të mos hysh në zgjedhje dhe e ha vetëm ti, ndërkohë që vite të tëra ramë të gjithë pre e një inercie që na thoshte bojkot.

Edhe unë jam këtu dëshmitar dhe dëshmitar si mini protagonist në këtë inerci. Po të kthehesha mbrapa në vitin 2009-të, nuk do e bëja bojkotin me këto mend që kam sot. Mirëpo, nga ana tjetër, po të kthehesha mbrapa me mendtë e atëhershme dhe në inercinë e atëhershme të të gjithë sistemit, do të bëja bojkotin që ishte bojkoti më i arsyeshëm mendoj unë për një shkak komplet të thjeshtë dhe që sot as diskutohet më hapja e kutive, madje me një kërkesë të thjeshtë dhe dy anëtarë të KQZ-së ti hap çdo kuti. Atëherë të thoje “të hapim kutitë të shohim çfarë kanë brenda”ishte krim që na çoi deri në grevë urie e të tjera.

Por, në të gjitha këto raste, unë mendoj që atë rezultat mund ta kishim arritur edhe pa bojkot, po jo me mendtë e mia të atëhershme, se si arrihet me mendtë që kam sot. Mirëpo, pse e them këtë?! E them këtë sepse ishte gjithmonë rruga “ti bojkoton, merr përsipër goditje, pastaj të vijnë amerikanët, të vijnë francezët, të vijnë belgët e të thonë hajde tani uluni, gjeni një zgjidhje”.

Ditën që ju tha “jo, këtu nuk ka. Stop. Këtu do të bojkotosh, do të rrish në çadër, do të luftosh ja vdekje ja liri, të këndosh himnin çdo mëngjes”, bëje deri kur të të vijë mosha për të shkuar në banesën e fundit, por rrugën ti kështu nuk e ha dot. Do të mos futesh në zgjedhje, mos u fut deri kur të të mërzitet politika dhe të ikësh të bësh një punë tjetër. Po duke mos u futur në zgjedhje, ti nuk detyron dot askënd që të bëjë atë që do ti. Edhe kjo, do të marrësh karriget ti ngresh përpjetë, ngriji. Do të ndezësh flakët në Parlament, ndizi. Do të përdorësh të gjithë arsenalin e gojës, përdore. Do të shtysh edhe të gjuash, gjuaj, por ti asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans jo t’i marrësh, po as të dëgjohen, nëse nuk i jep të drejtën tjetrit të flasë. Kaq!

Dhe nuk e di, deri në mars, deri në prill, deri në qershor, deri në 2025, nuk e di kur, po dhe kjo do marrë fund dhe nuk do ta përdorë më njeri më vonë se do e kuptojnë që është kot. Është kot! Nuk të çon asgjëkund! Fare! Të çon poshtë ballkonit, po. Poshtë ballkonit je i lirë, rri poshtë ballkonit! r.p

Previous Post

Edi Rama shpjegon të gjitha arsyet për emërimin e Gonxhes ministër. Çfarë tha për Margaritin

Next Post

E vrau kunatin, babai i vajzës: Bëra atë që duhej! Momentet e rënda në 9 vite të vajzës

droni

droni

Next Post
E vrau kunatin, babai i vajzës: Bëra atë që duhej! Momentet e rënda në 9 vite të vajzës

E vrau kunatin, babai i vajzës: Bëra atë që duhej! Momentet e rënda në 9 vite të vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.