Vetëmmpak ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm britanik Cameron, ka mbërritur sonte në Prishtinë kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar. Lajmi u publikua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.
Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, shkruan Kurti në rrjete sociale. r.r











