Një person humbi jetën papritur sot në Peshkopi pasi rrëshqiti në një podrum nga trotuari ku po kalonte.
“Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën”, njofroi policia e Peshkopisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b












