Një grua dyshohet se u mbyt në det këtë të enjte. Ajo u gjet në breg pa jetë në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, njofton policia. r.k











