Një kamera e fiksuar në kamion ka filmuar gjithcka gjatë përplasjes dramatike mes veturës dhe një kamioni tek Ura e Murrashit në aksin Librazhd-Elbasan.
“Aksidenti ka ndodhur orës 12:15, ku kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi A. T. dhe pasagjerja në automjet, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor. Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia











