Një gjyshe bashkë me nipin u grindën ashpër me persona të tjerë në Bilisht.
“E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A”, njofton policia e Korçës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. a.b












