Një zjarr përfshiu sot një pallat tek Varri i Bamit në Tiranë.
”Në lagjen “Varri i Bamit”, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b











