Është shtyrë vendimi në lidhje me masën e arrestit të kreut të opozitës, Sali Berisha.
Vendimi duhej të publikohej sot pasdite në orën 15.00 por Gjykata e Posaçme lajmëroi se vendimi publikohet pas dy ditësh, të shtunën në mesditë.
Seanca shtyhet per diten e shtune ne 30 dhjetor, per t i dhene mundesi avokateve mbrojtes te depozitojne kerkesen per perjashtimin e trupit gjykues, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shtyrjes.
Avokatët e Berishës kanë bërë edhe më herët një kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri.
Në seancën e të mërkurës, avokatët kundërshtuan zëvendësimin e masës së sigurisë drejt ashpërsimit të saj dhe kërkuan dërgimin e çështjes në Kushtetuese për të interpretuar nëse SPAK duhet të merrte leje në Kuvend për masën e parë të nxjerrë ndaj Berishës.
Ata gjithashtu pretenduan se vendosja e ruajtjes policore dhe bllokimi i kontakteve nuk ishin ligjore. a.b











