Një i ri mori mjekim në spitalin e Shkodrës pasi u godit me levë në kokë në një rrugë.
“Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën ” Isa Jakupi” e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b












