• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK konfiskon pronat e Duçellarit, grupi i trafikantëve eksportoi 4 tonë drogë

droni by droni
26 December, 2023
in Kronika, Kryesore
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuar, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri ne vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’ në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit  te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmëndura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashish, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro.

Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të sukseshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar për gjykim të pandehurit Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.13, datë 09.02.2023, ka deklaruar fajtorë të pandehurit e mësipërm sipas akuzave përkatëse si dhe ka i dënuar ata me burgim. Gjatë gjykimit në shkallë të parë Prokuroria kërkoi ndërmjet të tjerave deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) edhe për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal si dhe konfiskimin e disa pasurive të cilat konsiderohen si produkt i veprës penale. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me vendimin nr.13 datë 09.02.2023 deklaroi të pafajshëm të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) për veprën penale të parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” e Kodit Penal si dhe rrëzoi kërkesën për konfiskim të pasurive.

Prokuroria e Posaçme ka ushtruar ankim kundër vendimit nr.13 datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi mori në shqyrtim ankimin e prokurorit dhe ankimet e të pandehurve, me vendimin nr.55, datë 22.12.2023, ka vendosur:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 09.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287, pika 1, shkronja “b”, i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim;

– Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vitesh burgim;

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 (një të tretën) e tij, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim;

– Në mbështetje të nenit 36, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të këtyre pasurive:

–Pasuria me nr. 517/1 ND3 – N26, Zona Kadastrale 3140, Vol. 13, Fq. 113, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve Albania sh.a.., dhe të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 24/8+1-14, Zona Kadastrale 8603, Vol. 6, Fq. 100, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 28/4+1-28, Zona Kadastrale 8603, Vol. 16, Fq. 104, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetases Elisabeta Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 37/34-ND, Zona Kadastrale 8605, Vol. 45, Fq. 187, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit Neki Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

Previous Post

VIDEO/ Zjarri i frikshëm kthehet frikshëm sërish

Next Post

Konfiskohen pasuri të të afërmeve të Martinajt, lista e pasurive të Kaçorrit që i kalojnë shtetit

droni

droni

Next Post
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Konfiskohen pasuri të të afërmeve të Martinajt, lista e pasurive të Kaçorrit që i kalojnë shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.