SPAK kërkoi sot arrest shtepie me polic 24 ore tek dera, për kreun e PD, Sali Berisha.
Por vendimi nuk është marrë sot pasi seanca u shty për nesër paradite pas dy kërkesave të avokatëve.
Avokatët e Berishës kanë kërkuar përjashtimin nga gjykimi të gjykatëses Irena Gjoka për njëanshmëri si dhe më shumë kohë për tu njohur me faktet që ka paraqitur SPAK për ngritjen e masës së sigurisë ndaj Berishës.
Berisha është në proces hetimi për dyshime në lidhje me konsumimin e akuzës për korrupsion pasiv, por nuk është oyetur asnjëherë nga prokuroria. a.b











