Në Qendrën tregtare ” Metropol Center” në qendër të qytetit Lushnjë, mesohet se janë nën pushtetin e flakëve me dhjetra njësi tregtare vazhdon të jetë në situate te rëndë. Informacionet e para e marra drejtpërdrejtë nga situata kaotike thone se zjarri ka ardhur nga një Shkëndije elektrike e njeriut prej lokaleve ne katin e trete te kesaj qendre.
Godina e madhe e përbëre nga dy kulla banimi dhe ne qënder me kat të nëndheshëm dhe tre kate njesia tregtare përbën rrezik jo vetem për klientet e shumtë qe e frekuentojnë por dhe banorët e pallateve qe jetojnë aty.
Dhjetra ambulanca qarkullojnë vazhdimisht nga vatra e zjarrit për në ambulancë. Mësohet se janë dhjetra të lënduar e të asfiksuar nga tymi dhe flakët. Banorë të shumtë janë në panik qe gjejnë mundësi të shpëtojnë nga ndonjë rrezik më i madh i mundshëm. s. mërtiri













