Gjykatës Kushtetuese i është fshehur raporti i UNESCO i misionit të tetorit 2022 dhe është mashtruar gjatë procesit gjyqësor nga Këshilli i Ministrave sikur ky raport nuk ekziston, deklaroi sot deputetja e PD, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjete sociale.
“Këtë raport e kërkoi Gjykata Kushtetuese dhe dha afat deri në 30 nëntor. Në gjykata unë ju thashë nga burimet e komunikimeve me telefon ky raport kishte ardhur dhe e kishte qeveria shqiptare. Kryetarja Holta Zacaj pyeti përfaqësuesin e qeverisë dhe mashtroi dha që nuk ka raport, cfare kishim i kemi dhënë.
Mashtroi duke sajuar edhe një email në 11 natës me ambasadoren tonë në UNESCO”, shkruan Zhupa.
Përgjigja e UNESCO:
“Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit të misionit të të përbashkëtë Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, ju lutemi të jeni ë informuar se ky raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërorenë Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen
e Trashëgimisë Botërore” a.b












