• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“2 prokurorët e SPAK, Premçi dhe Kraja, kanë fshehur akte shumë të rëndësishme”

droni by droni
19 December, 2023
in Ekonomia, Kryesore, Politika
0
“2 prokurorët e SPAK, Premçi dhe Kraja, kanë fshehur akte shumë të rëndësishme”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha sot se 2 prokurorët e SPAK, Premçi dhe Kraja, kanë fshehur akte shumë të rëndësishme, mbrojtën Erion Veliajn dhe Edi Ramën në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

“Provat dhe faktet e mbledhura deri më tani nga prokurorët Dritan Premçi dhe Arben Kraja, tashmë i dorëhequr nga çështja, kanë fshehur akte shumë të rëndësishme dhe nuk kanë kryer hetime të thelluara, pasi në shkelje të ligjit, janë bërë mburojë, fillimisht për Erion Veliajn dhe më pas Edi Ramën”, tha Këlliçi.

Ish kandidati për kryetar bashkie në Tiranë tha se rrethanat e faktit dhe analiza e provave të vendimit të datës 7 dhjetor 2023 janë kopi paste me vendimin e datës 28 korrik 2023.

“Por nëse analizojmë vendimin e Arben Ahmetajt, konstatohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për këtë projekt, koncesion, nuk ka komunikuar vetëm me ministrinë e Mjedisit, por i është drejtuar edhe ministrisë së Financave”, tha Këlliçi.

Faktet:

Fq.108 e vendimit: Me shkresën numër 26/57 të protokollit, datë 28 janar 2016, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është adresuar ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, me shkresën 1366/1, datë 4 shkurt, konkretisht ministri Shkëlqim Cani i është drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë, ku i shkruan se kërkesa e tij për koncesionin e mbetjeve nuk është e bazuar në ligj.
Në faqen 110 të relacionit për Arben Ahmetaj, prokurori Dumani rëndit se; me shkesën numër 8100, datë 11 mars 2016, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetaj, shkresën me lëndë, përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane për qytetin e Tiranës.
Me shkresën 3787/1 datë 12.4. 2016 të nënshkruar nga ministri Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, parashtron se kërkesa e autorizimit për mbështetje buxhetore nuk është paraqitur në zbatim të nenit 19 pika 3 e VKM me numër 575 e vitit 2013 dhe nuk është e shoqëruar me draft kontratën dhe pasqyrat financiare të dy viteve të mëparshme të Autoritetit Kontraktor.
Në përmbajten e studimit të fizibilitetit nuk rezulton të ketë një argumentim të qartë në lidhje me analizën e bërë për arritjen në konkluzion se koncesioni, PPP në këtë rast është procedurë me e favorshme se prokurorimi publik.
Njëkohësisht kërkojmë që për këtë propozim Bashkia e Tiranës të marrë opinionet edhe nga ministria e Mjedisit, ajo e Zhvillimit Urban dhe ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës të cilat duhet ti përcjellë zyrtarisht bashkë me propozimin e ripunuar.
Në raportin e vitit 2019 dhe kjo është një nga gjetjet kryesore që është anashkaluar totalisht në vendimin e Gjykatës së Posaçme në dhjetorin e 2023.
Raport i KLSH i vitit 2019, për auditimin e Ministrisë së Financave, shkruhet shprehimisht; angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit. Ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë Tiranë, që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në Këshill.
Pra ka tejkaluar dhe anashkaluar plotësisht këshillin bashkiak të Tiranës, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore.
Shihet qartë se dosja hetimore e Dritan Premçit, ka mangësi në paraqitjen e fakteve sepse Erion Veliaj për këtë aferë ka kryer disa komunikime shkresore dhe me ministrinë e Financave gjatë kohës që drejtohej nga Shkëlqim Cani, e cila i kërkonte që bashkia Tiranë të qartësojë më mirë dhe të definojë kërkesat e ligjit 125 të vitit 2013, i ndryshuar. Dhe i ka ripërsëritur këto kërkesa kopi paste kur ministër është bërë Arben Ahmetaj, i cili jep edhe një përgjigje më shteruese.
Nga prokurori Premçi nuk është kryer asnjë marrje në pyetje e punonjësve të Ministrisë së Financave dhe as nuk është hetuar komunikimi me shtetasin Spiro Brumbulli ku janë ndryshuar sasitë e mbetjeve në studimin e kryer nga IFC.
Nuk janë marrë në pyetje punonjësit e Bashkisë së Tiranë dhe as Erion Veliaj, për të sqaruar rolin si propozues fillimisht dhe më pas si bashkëfirmosës për miratimin e koncesionit në gusht të vitit 2017, pa miratimin që kërkon ligji për qeverisjen vendore nga Këshilli Bashkiak Tiranë. r.p

Previous Post

“Nuk e njoh vendimin e komisionit Basha-Brava”

Next Post

Rama bën një tjetër mbrëmje për të lyer buzët me të kuq, kësaj here mbrëmje antiPisa

droni

droni

Next Post
Rama bën një tjetër mbrëmje për të lyer buzët me të kuq, kësaj here mbrëmje antiPisa

Rama bën një tjetër mbrëmje për të lyer buzët me të kuq, kësaj here mbrëmje antiPisa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.