Ndryshime në drejtimin e komisariateve të policisë në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshime në komisariatin 1 dhe 3 në kryeqytet.
Altin Lila nga shef i komisariatit nr.3 shkon shef i komisariatit nr.1, ndërsa Petrit Hala është transferuar shef komisariati në Librazhd.
Ndryshime ka patur dhe në policinë kufitare. Arben Caka është emëruar drejtor kufiri në Durrës. a.b











