Një i moshuar humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tij kur kjo e fundit mori flakë.
“Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit K. K., 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari”, njoftoi policia e Lushnjës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. a.b











