• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E njoftuan dy ministrat për tetëpikëshin e gabuar por e bëri. Çfarë përgjigje ka Rama për bonusin për Zoton e Mërtirin

droni by droni
14 December, 2023
in Kryesore, Politika
0
Rama flet për samitin: Jemi të përgaditur, problemet dypalëshe të mos ndërhyjnë në axhendën e integrimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama u pyet sot nga gazetarja Ambrozia Meta në lidhje me bonusin prej 8 pimësh që iu dha një kompanie e cila u themelua 8 muaj pasi kishte përfituar bonusin.

Dua t’i rikthehem çështjes së inceneratorëve në lidhje me një vendim që ju keni firmosur. Në dhjetor të vitit 2016, ju keni firmosur një VKM me anë të së cilës jepni miratimin e një bonusi prej 8 pikësh për kompaninë e Klodian Zotos për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën konkurruese për dhënien me koncension të landfillit me qëllim ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Megjithëse ju jeni paralajmëruar nga ish ministrja Felaj dhe ish ministri Manjani se kjo kompani nuk ekziston, pse favorizuat me VKM një kompani fantazëm e cila në momentin që ka marrë këtë bonus pikësh nuk ka qenë e regjistruar në QKB?

 Kryeministri Edi Rama: Kjo pyetje ka të njëjtën përgjigje që i dhashë një kolegeje më parë dhe nuk ka asnjë përgjigje tjetër. Nuk është pyetje për mua fare kjo.

 –E keni firmosur ju VKM, zoti kryeministër, apo nuk mbani përgjegjësi për firmën tuaj?

 Kryeministri Edi Rama: Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme që kanë kompetencat e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell në një rezultat. Kur ky rezultat merr edhe firmën time kthehet në një vendim. Edhe kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë fare në sferën e kompetencës time dhe e përsëris, unë nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulimet e natyrës mediatike, në kalkulimet e natyrës politike, në kalkulimet e natyrës jo aritmetike që vijnë për arsye të ndryshme. Është e drejta e të gjithëve të bëjnë kalkulime..

 –Më falni por nuk janë kalkulime, por është një  vendim që ju e keni firmosur. Ju keni firmosur një VKM duke i dhënë bonus dhe favorizim një kompanie, e cila është krijuar disa muaj pas këtij vendimi. A mbani përgjegjësi për këtë gjë?

 Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se nuk kam nevojë për përkthyes kur flas në gjuhën shqipe kështu që unë e dëgjova pyetjen.

–Keni të më ktheni një përgjigje konkrete nëse mbani përgjegjësi që i keni dhënë bonus një kompanie fantazëm?

Kryeministri Edi Rama: Unë e dëgjova pyetjen dhe jua dhashë përgjigjen time. Përgjigja ime është përgjigja ime jo përgjigja që juve doni.

 –Më falni, a jeni njoftuar nga ministrja që kjo kompani ka qenë kompani që nuk ekzistonte, nga ish ministrja Felaj dhe ish ministri Manjani?

 Kryeministri Edi Rama: Edhe njëherë tjetër, qeveria është një mekanizëm, i cili funksionon në bazë të një zinxhiri me shumë hallka dhe nuk funksionon si një marrëdhënie mes një pronari që i çon gazetarit me mesazh pyetjen që do t’i bëjnë të intervistuarit…

 –Më falni, keni qenë i njoftuar në momentin që keni firmosur? Ju lutem mos bëni paralelizma të tilla dhe më ktheni përgjigje për pyetjen konkrete që unë po ju bëj, nëse keni qenë të njoftuar nga ministrat tuaj në momentin që ju keni firmosur këtë VKM që kjo kompani nuk ekzistonte?

 Kryeministri Edi Rama: Unë po ju jap  shpjegimin…

 –Ju po bëni paralelizma me rastin e pronarëve dhe gazetarëve ndërkohë që unë po ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë…

 Kryeministri Edi Rama: Unë po ju jap shpjegimin qetësisht dhe mitingun në konferencë ju lutem të mos e bëjmë. Unë nuk kthej dot një përgjigje që nuk është përgjigja ime. Unë kthej vetëm përgjigjen time dhe po të shpjegoj me qetësi sesi funksionon procesi i vendimmarrjes dhe paralelizmin e bëra pikërisht për këtë. Unë nuk marr njoftime individuale. Janë të gjitha pjesë e një procesi dhe një mekanizmi vendimmarrje dhe në fund fare firma ime vendoset kur mekanizmi ka përfunduar punën dhe kur çështja X, Y, Z shtrohet në mbledhjen e qeverisë ku janë prezentë të gjithë ministrat. E pasi shtrohet në mbledhjen e qeverisë dhe merr miratimin e të gjithë ministrave,- në qeverinë time nuk merren miratime nëse çdo gjë nuk sheshohet më përpara dhe nuk ndodh në qeverinë time qysh prej 10 vjetësh që unë të imponoj futjen e çfarëdo vendimi që vjen i pasheshuar nga gjithë mekanizmat e diskutimit dhe të negocimit, ballafaqimit dhe ridiskutimit mes të gjitha palëve që do të thotë,në fund fare firma është thjesht dhe vetëm zbardhja e një vendimi që merret si rezultat i gjithë këtij procesi.

Në qeverinë time ndodh që një proces vendimmarrës të vonohet edhe 6 muaj. Ndodh që të merren edhe 32 vendime brenda 1 dite. Varet se si shkon procesi ndërveprimit të mëparshëm brenda për brenda mekanizmit. Kjo është përgjigjja dhe prandaj bëra edhe krahasimin. Nuk merret njoftim “bëj këtë pyetje” me mesazh ose shiko me mesazh.. Është proces institucional. Nuk është një proces pazari, muhabet..

–Më fal, po ju si ua jepni kontratat një kompanie kur ajo nuk ekziston? Qeveria ka ndonjë përgjegjësi si i jep kontrata?

Kryeministri Edi Rama: Ka ndonjë pyetje se këto ekzistencat dhe mosekzistencat e kompanive nuk i vendos Syri. Net. I vendos tjetërkush. Nëse ka ndonjë pyetje..

–I keni dhënë bonus një kompanie që nuk ekzistonte…

Kryeministri Edi Rama: nëse ka një pikëpyetje për çfarëdo qoftë, pikëpyetje trajtohen në rrugët që ka përcaktuar një shtet dhe një shoqëri demokratike. Trajtohen në diskutime. Juve më pyetët, unë iu përgjigja. Juve më ripyetët, unë ju ripërgjigjem me durim shumë të madh, se ju thashë; durimin e kam mësuar më mirë nga të gjithë ju dhe ju lutem shumë, nëse ka pyetje tjetër, jepini mundësinë kolegëve të bëjnë një pyetje tjetër. Përgjigjen time e morët. Nuk kam një tjetër përgjigje për ju.

–Dhe një pyetje tjetër për ju: A keni dijeni nëse ka patur spostim të lejes së ndërtimit për çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe dherat e kompanisë së ndërtimit, të cilët duhet të depozitoheshin brenda në landfill, janë depozituar jashtë ambienteve të inceneratorit.

Kryeministri Edi Rama: jo, unë kam dijeni për një gjë tjetër, që nuk më duket aspak e rastit që përtej të gjitha problematikave që kanë dalë nga ky proces, një pjesë e politikës vazhdon të mos i ndahet plehrave. Nuk më duket e rastit. Këtë mendim kam unë. Jepja pak. Kush ka një pyetje tjetër? Dhe e fundit besoj. a.b

Previous Post

Kryeministri Rama pyetet nëse Veliaj duhet të shkojë në burg. Nuk thotë ‘jo’!

Next Post

EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

droni

droni

Next Post
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.