Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur arrestimin e Lulzim Berishës në Spanjë. Balla nuk tha gjë kur Berisha kishte lënë Shqipërinë.
“Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri”, deklaroi ministri Balla. a.b












