Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka kërkuar lirimin nga burgu nga Apeli i Posaçëm.
Gjykata do të japë vendimin më 18 korrik në orën 10 nga gjyqtarja Daniela Shirka.
Dako u arrestua me 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës dhe tenderin për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare me një vlerë 10-fish.
Bashkë me Dakon u lëshuar 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.a.b











