Një grua 33-vjeçe u gjet pajetë nga i shoqi i saj, ditën e sotme në Kombinat.
Paraprakisht dyshohet se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrore.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës. a.b











