Në foto deputetë në Kuvend
Sot në orën 16:00 mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj.
Në ambientet e Parlamemtit ka mbërritur kreu i SPAK , Altin Dumani dhe një prokurore tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai.
Po ashtu janë në sallë deputetët e opozitës ndërkohë që do të kërkojnë mbajtjen me dyer të hapura të seancës së shqyrtimit të mandatit.
Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja e lajmëruar do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa deputeti Arben Ahmetaj nuk do të jetë prezent. Ish zv/kryeministri do të përfaqësohet me dy avokatë, Ardian Visha dhe Henrik Ligori.
Opsioni tjetër, ai i dorëzimit vullnetar të mandatit nga ana e deputetit Ahmetaj, ka rënë, çka do ta bënte të panevojshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Në këto kushte, Kuvendi e vendos në dijeni SPAK-un dhe i hapet rruga arrestimit të deputetit.
Ende nuk ka informacion të besueshëm se Arben Ahmetaj është në Shqipëri pavarësisht se dy avokatët e tij kanë deklaruar ndryshe. a.b












