Një grua 65 vjeçe humbi jetën sot në Vlorë pasi ra nga kati i dytë i banesës.
“Sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja A. M., rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











