Një 38 vjeçar humbi jetën sot në Fier pasi u hodh nga lartësia e një pallati.
”Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi I. B., 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, deklaroi policia e Fierit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b












