• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kuvendi shton shpejtësinë, fut në axhendë draftin për politikanët që bashkëpunuan me Sigurimin

droni by droni
30 June, 2023
in Kryesore, Politika
0
Kuvendi voton me 96 vota “pro” anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi ka futur për votim në seancën plenare të parashikuar për 13 korrik dy projektligje të inicuara nga mazhoranca socialiste, që kanë të bëjnë me verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm.

Projektligjet parashikojnë ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit, si dhe në ligjin për partitë politike.

Në rastin e parë parashikohet heqja e mandatit të deputetit për personat që verifikohen nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH, se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit famëkeq dhe në rastin e dytë, këtyre personave u ndalohet të jenë kryetarë të një partie politike.

Të dyja iniciativat janë të Partisë Socialiste dhe u dorëzuan vitin që shkoi në Kuvend, pasi AIDSSH njoftoi Kuvendin se një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Autoriteti i Dosjeve kërkoi në atë kohë të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “certifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit, “Mezini” dhe “Bezhani”.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik, duke hapur një betejë ligjore me AIDSSH-së.

Pavarësisht kritikave se po përdorej si instrument politik për të sulmuar figura të opozitës, Kuvendi miratoi në tetor 2022 ndryshimin në ligjin e Autoritetit, duke lejuar rihapjen e dosjeve të komisioneve “Mezini”, “Bezhani”, nga verifikimi i së cilëve Meta kishte dalë “i pastër”.

Meta nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga BIRN nëse e shihte veten si target politik të këtyre nismave ligjore, që pritet të miratohen së shpejti.

Që prej hapjes së rrugës për riverfikimin e certifikatave të dhëna nga komisionet e ngritura pas rënies së komunizmit, Autoriteti i Dosjeve nuk ka ende një përgjigje publike për përfshirjen e ose jo të Metës apo politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Por kryetarja Gentiana Sula dorëzoi në qershor në Kuvend një raport për verifikimet e bëra, i cili ishte klasifikuar si sekret shtetëror, që sipas saj, kishte të bënte me “korrespondencën shkresore me Shërbimin Informativ Shtetëror”.

“Nga verifikimet që ne kemi bërë, disa kandidatë që figurojnë në dokumentet e Sigurimit, rreth 3% e tyre janë ‘pastruar’ nga komisionet Mezini-Bezhani,”tha Sula gjatë raportimit në Kuvend.

Në të njëjtën mbledhje, komisioni i Ligjeve vendosi që të kërkojë në mënyrë zyrtare verifikimin e deputetëve të Kuvendit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, në bazë të një liste emrash pa kritere të qarta.

Ndërkohë, dy projektligjet e reja që pritet të miratohen do të ndalojnë karrierën politike të personave që kanë pasur një lidhje me ish-Sigurimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës 1944-1991.

Në ligjin e dekriminalizimit parashikohet se: “nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit”.

Sipas propozimeve të PS-së, verifikimit do t’i nënshtrohen edhe personat që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një certifikatë pastërtie nga komisionet “Bezhani” apo “Mezini”.

Ndërsa në ndryshimet që do të bëhen në ligjin “Për partitë politike” parashikohet ndalimi i zgjedhjes si kryetar i një partie politike i personave që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin.

“Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi,” thuhet në relacionin e këtij projektligji.

Në axhendën e Kuvendit është përfshirë dhe një projektligj i tretë që lidhet me lustracionin me nismëtar deputetin Oerd Bylykbashi dhe një grup prej 28 deputetësh të opozitës.

Projektligji “Për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe të zyrtarit publik” ka si qëllim ndalimin për t’u zgjedhur apo emëruar dhe largimin nga funksionet aktuale publike të funksionarëve të lartë të regjimit komunist dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit.

Sipas propozimeve në këtë projektligj, synohet një lustracion i përgjithshëm ku përfshihet ndalimi i detyrave publike për të gjithë individët me funksione të larta politike në sistemin komunist, duke filluar nga Byroja politike dhe deri te instrumentet e represionit institucional që regjimi komunist kishte, ku përfshihet Ministria e Brendshme, Sigurimi i Shtetit, Policia, Prokuroria, gjykata dhe hetuesia dhe gjithashtu bashkëpunëtorët e ish-sigurimit.

Në më shumë se 3 dekada pas rënies së sistemit komunist, Shqipëria nuk ka arritur të kryejë një lustracion të plotë dhe të dënojë krimet e shkuara pavarësisht disa nismave ligjore. Ligji i fundit për lustracion u miratua nga parlamenti në vitin 2008 dhe më pas u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisë Socialiste./BIRN

Previous Post

Bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentët, përfituesit dhe degët

Next Post

Nga 3 korriku mbyllen sportelet e kadastrës, çfarë ndodh më pas

droni

droni

Next Post
Nga 3 korriku mbyllen sportelet e kadastrës, çfarë ndodh më pas

Nga 3 korriku mbyllen sportelet e kadastrës, çfarë ndodh më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.