Një person i vuri zjarrin vetes sot ndërsa u arrit të shpëtohej.
”Rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. Maku, 31 vjeç”, njofton policia e Tiranës.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Dyshimet e para janë për shkak të depresionit. r.k











