Është publikuar sot teza e Matematikës vetëm pak minuta pasi maturantët kanë hyrë në provim.
Teza e variantit “A” u publikua në rrjete sociale.
Rreth 30 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës.
Ai pason provimin e Gjuhës së Huaj të zhvilluar në 1 qershor dhe provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në datën 7 qershor në të cilat po ashtu u publikua teza.
Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. a.b












