Goditi me lopatë një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Sekuestrohet një mjet prerës thikë, si dhe sendi i fortë (lopata) të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.
Personi me inicialet M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me lopatë shtetasin A. C., 40 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç.
Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. a.b
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











