Rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës. r.k











