Rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, në Tiranë janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











