Mund të kesh një përgjigje së shpejti për të mësuar se pse ka kaq shumë mushkonja në zonat turistike bregdetare.
Shefja e Departamentit te epidemiologjise në institutin e shëndetit publik, Silva Bino është pyetur për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro.
Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise, Sliva Bino. SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve, raporton euronews.
Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara dhe dyshimet nga SPAK se janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi që kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.m.k











