• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Ju lutem pak vëmendje për precedentin himariot

droni by droni
3 June, 2023
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Ky shënim nuk është për z. Alfred Beleri, i porsazgjedhur kryebashkiak i Himarës. As për problematikat e tij në të shkuarën, as për të drejtën e mundësinë e tij për t’u konvertuar nga Savllos në Pavllos dhe për të ofruar një qytetar luajal me Kushtetën e Republikës. As për përgjegjësitë e tij në krye të bashkisë, përfshi këtu mbrojtjen e pronave të banorëve nga grabitjet e “investitorëve strategjiko-qeveritarë”; për këto ai do të japë llogari para këshillit e banorëve.

Ky shënim nuk është për Kryeministrin Edi Rama i cili deri ditët e fundit të fushatës u mor përtej çdo mase me kandidatin Beleri duke i adresuar ofendime personale, akuza të paprovuara si dhe me shumë gjasë i bëri atij një rreng policoro-gjyqësor për të cilin nxitoi të lante duar si Ponci Pilat. Ose më mirë ky shënim nuk është vetëm për të.

Ky shënim nuk është as për mëkëmbësin parlamentar të Edi Ramës i cili për të provuar aludimet e shefit botoi në Facebook një shkresë të Shërbimit Informativ të v.2007 (kjo në vetvete një vepër penale që prokuroria do të lipsej t’a hetonte). Ku megjithatë Beleri citohet të thotë gjëra normale për një fushatë vendore përfshi edhe përmendjen e një shkolle (të cilën e kisha licensuar unë si Minister i Arsimit).

Ky shënim nuk është për Kryeministrin grek Qiriako Micotaqi, i cili u angazhua publikisht në mbrojtje të Belerit, shtetas grek përveçse shqiptar; as për impenjimin e tij për t’a bërë rastin Beleri çështje bilaterale dhe europiane. Nëse mund të thuhet diçka për fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Greqi është se Rama me arrestimin e Belerit e “shpërbleu” Micotaqin për fushatën indirekte pro PS të këtij të fundit në Finiq e Dropull në dhjetor (aty nuk u pa ndonjë politikan tjetër veç Ramës e socialistëve të tij).

Ky shënim është për një precedent shumë të rrezikshëm në shtetin shqiptar, përkatësisht në policinë e shtetit dhe sidomos në sistemin e drejtësisë: për fabrikimin nga shteti të provave në një proçes penal kundër një politikani opozitar.

• Problemet me drejtesinë para precedentit himariot

Kritika ndaj drejtësisë se ka vepruar shtrembër ndaj provave që lidhen me dyshimet/fajet  lidhur me politikanë ka patur jo pak:

Se në raste të shumta nuk ka dashur të shohë e të përdorë prova, në raste të rënda korrupsioni e abuzimi përfshi këtu edhe krimet elektorale në Dibër 2016, ku lista e të akuzuarve u katandis si kokoshi një thelë dhe dënimet u dhanë vetëm “me kusht”.

Se nuk ka dashur të shohë prova esenciale të mbrojtjes si në rastin e deputetit E. Salianji dhe të gazetarit J. Olldashi.

Se ka gënjyer publikisht për provat që ishin në dosjen hetimore si në rastin e incidentit elektoral në Elbasan në prill 2021.

Por deri javën e kaluar nuk kishte thënë kush se akuza (policia/prokuroria)  kishin sajuar, fallsifikuar pra fabrikuar prova për t’i paraqitur në proces penal; aq më tepër kundër një politikani opozitar; duke shtuar këtu kundër një kandidati rival, fitues sipas sondazheve, për t’a arrestuar 30 orë para fillimit të votimit. Kjo e fundit nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë pluralizmit mbas v. 1991 si dhe gjatë periudhave demokratike të Shtetit shqiptar midis dy luftrave botërore.

• Problemet me drejtesinë mbas precedentit himariot

Cilat janë faktet?

Beleri përballet me sulme verbale ekstreme nga Rama, që tejkaluan madje edhe normën problematike të këtij të fundit. Rama shëtit nga tv në tv mbasi paraporosit pyetje për Himarën (“Është përpara me sondazhe qeni! Duhet me e fundos!”).

Dy ditë ditë mbas mitingut të Ramës në Himarë policia arreston afër mesnatës Belerin në restorantin e tij duke pretenduar flagrancë. Që vetëm flagrancë nuk ishte. Prokurorët e Vlorës i mbajnë ison dhe shkruajnë në pretencë se personi AR ka denoncuar Belerin si votëblerës, menjëherëatij i është dhënë statusi “person i autorizuar”, pajisje përgjuese. Në fakt AR është person i dënuar nga gjykata vite më parë për mashtrim të të miturve. Përgjimet e bëra nga ai prokuroria nuk ja vë në dispozicion avokatëve mbrojtës duke shkelur procedurën penale. Asnjë dëshmitar nga “votuesit e blerë” nuk konfirmon versionin e AR e të policisë/prokurorisë. Madje policia nuk mori konfirmimin as të një pastrueseje, të cilën e shantazhoi duke e arrestuar në mesnatë për tmerrin e fëmijëve të vegjël të saj.

Gjykata e Vlorës, SPAK e gjykata speciale i mbajnë ison policisë/prokurorisë dhe e lënë në burg Belerin tok me një aktivist të tij. (Ironia është se Apeli e nxori nga arresti aktivistin për të cilin pretenca thotë se ka prova dhe la në burg Belerin për të cilin sipas pretencës nuk ka prova veç llafit të AR.) Çështja nuk është gjykuar në themel.

Sipas mbrojtjes ligjore të Belerit AR u rekrutua nga policia qëtë provokonte kandidatin e opozitës; duke i ofruar votakundrejt parave (kjo praktikë është rreptësisht e ndaluar ngaligji: Kodi i Procedurës Penale, neni 294A, 3. Gjithashtu kjopraktikë përdoret kur janë shterruar mjetet e tjera dhe jomenjëherë si në këtë rast). Dhe meqë Beleri nuk e qasi, AR ju qep aktivistit tjetër me mikrofon në xhep.

Cila është logjika?

Në këtë pikë secili mund të besojë palën që don. Por kundër përfaqësuesve të shtetit duket se janë faktet e logjika.

Sepse tahmaja e Ramës për të mbajtur me çdo kusht Himarën me plazhe e fshatra turistike u shfaq hapur e me furi. Sepse ka një dopiostandart krahasuar me dosjen e trashë 184 (Dibra 2016). Sepse policia/prokuroria e më tej vepruan në shkelje të ligjit, me tendencë dhe selektivitet, dhe se para gjykatës së Vlorës e të Tiranës nuk mundën të paraqesin asnjë provë inkriminuese.

Por edhe sepse një veprim të tillë policia/prokuroria nuk e ndërmori kundër asnjërit prej kandidatëve të partisë në pushtet që blerjen e votave e ka bërë rutinë. Madje as kundër të tjerëve kandidatëve opozitarë përveç atij në Himarë ku kishte interesin më të madh dhe ku sondazhet nuk ishin premtuese.

Cili është apeli?

Prandaj ky precedent është shumë i rrezikshëm që të lejohet të bëhet rutinë. Megjithë dyshimin e mosbesimin tek organet e drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë janë këto institucione që kanë tagrin e përgjegjësinë e hetimit të shkeljeve nga prokurorët e gjyqtarët. Dhe në vijim e SPAK-ut që të përndjekë penalisht policët e prokurorë e përfshirë.

Por është përgjegjësi e opozitës, medias së lirë dhe OJF-ve të pakapura që të nxisin këtë hetim.  Pa u impresionuar ngasofistët e majmur e dritëshkurtërit e tjerë që shohin këtuqeraxhiun aktual të strehës së fundit të delenxhinjve duke mbrojtur shqiptarizmën.

Genc Pollo, Ish ministër e deputet

Previous Post

Kapet ekstazi në Morinë, 4 pako ishin fshehur në makinë

Next Post

Gjendet parcela me kanabis në fshatrat e Lezhës

droni

droni

Next Post
Gjendet parcela me kanabis në fshatrat e Lezhës

Gjendet parcela me kanabis në fshatrat e Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.