Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona lidhur me një shpërthim me tritol i ndodhur disa ditë më parë në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, në një fasoneri me pronar italian.
Ka rënë në pranga 46-vjeçari Edmond Arapi, pasi i ka dhënë para një 16-vjeçari duke e shtyrë për të vendosur sasinë e lëndës plasëse në fasonerinë që ishte në pronësi të një shtetasi italian.
46-vjeçari ende nuk ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen, ndërkohë 16-vjeçari ka rrëfyer përpara efektivëve të policisë gjyqësore se është paguar nga 46-vjeçari me 100 mijë lekë dhe i ka dhënë fjalën se emri i tij nuk do të dilte.a.b











