Në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarin e ndeshjes, Kridens Metja. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta tifozë, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Tirana ishte në krye të renditjes por rezultati 2-2 me Bylisin e zbret një vend më poshtë. Një penalti e dhënë nga gjyqtari zemëroi tifozët e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











