Vodhi në mënyrë të përsëritur korniza bronzi të varrezave të qytetit të Korçës, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohen kornizat e vjedhura. Si rezultat u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, në varrezat e qytetit të Korçës, korniza bronzi (për mbajtjen e fotografive), të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kornizat e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. r.k











