• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILD pezullon 2 gjyqtarë në Elbasan, zvarriten gjyqet deri në 12 vjet

droni by droni
11 May, 2023
in Kronika, Kryesore
0
LISTA/ ILDKPKI kallëzon 17 zyrtarë në prokurori, fshehën pasurinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ILD kerkon heqjen e statusit te magjistratit per dy për gjyqtarin Bujar Musta dhe “Vërejtje publike“ për gjyqtarin Ramazan Abdiu, gjyqtarë të gjykatës së Elbasanit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor për zvarritje gjykimi mbi 2 vjet për gjyqtarët Bujar Musta dhe Ramazan Abdiu dhe është vendosur fillimi i procedimit disiplinor, respektivisht për cështjet gjyqësore civile që datojnë të regjistruara në gjykatëmë 23.07.2009 dhe më datë 24.09.2014.

Detajet:
Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit B.M l
idhet megjykimin e cështjes të regjistruar në vitin 2009, që i përket padisë së 19 paditësve me objekt lirim dhe dorëzim sendi. Vlen të theksohet, se kjo cështje civile është ende në proces gjyqësor në Gjykatën Elbasan, por nuk vijon nga gjyqtari B.M., i pezulluar nga detyra për shkak të shkarkimit nga KPK në shtator 2021, në pritje të vendimmarrjes finale nga KPA.

Nga hetimi disiplinor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rezulton se:

• Vonesat e gjyqtarit B.M., përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë zvarritjen e pajustifikuar të çështjes gjyqësore, (ende në proces), për një afat mbi 12 vite, 5 muaj e 19 dite, duke mos marrë masat e duhura me karakter procedural për përfundimin e kësaj çështje civile brenda një afati të arsyeshëm.
• Nga ana e gjyqtarit, nuk janë marrë masa, që seancat e planifikuara të ishin efektive dhe të mos dështonin për shkaqe të njoftimit të palëve, ashtu si dhe të merreshinmasa ndaj palëve, të cilët mungonin pa arsye, ashtu dhe ndaj ekspertes. Vetëm në një rast nga ana e gjyqtarit është aplikuar e drejta e gjobës bazuar në nenin 167 të Kodit të Procedurës Civile. Nga 88 seanca të planifikuara, 51 prej tyre kanë rezultuar joproduktive, të shtyra që në fillim për shkak të mungesës së palëve, si pasojë e mos njoftimit të rregullt, të mosprezencës për shkaqe të arsyeshme apo jo të arsyeshme, të palëve apo të avokatëve të tyre. Ndërkohë qëgjyqtari ka munguar në katër seanca të planifikuara, në tre prej tyre nuk del shkaku për të cilat ai ka munguar, pasi nuk janë pasqyruar në procesverbalin e shtyrjes së seancave, procesverbale të sigluara, edhe nga palët prezente.
• Nga hetimi i zhvilluar, nuk konstatohen shkaqe apo rrethana, që të justifikojnë këtë kohëzgjatje të gjykimit të gjyqtarit, duke konkluduar se veprimtaria e gjyqtarit në gjykimin e kësaj çështje të jetë kryer nga pakujdesia e rëndë në formë neglizhence, për sa kohë që nuk provohet që të jetë kryer me dashje, me qëllim krijimin e vonesave për palët, apo qëllime të tjera. Kjo ka cenuar rëndë besimin e publikut për pasjen e një drejtësie efektive, në lidhje me njohjen, mbrojtjen apo rivendosjen e të të drejtave të tyre subjektive.

Nga tërësia e hetimit disiplinor konkludohet se veprimet e mosveprimet e magjistratit përbëjnë “shkelje të rëndëdisiplinore”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e propozimit për caktimin e masës disiplinore “ Ulje e pagës, deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, për gjyqtarin B.M., për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit R.A. lidhet me cështjen gjyqësore të vitit 2014, ku paditësi H.SH. ka kërkuar ndryshimin e vendimit të vitit 1995, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve të Rrethit Gramsh. Nga hetimi disiplinor rezulton se:

• Vonesat e gjyqtarit subjekt hetimi disiplinor, përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë zvarritjen e pajustifikuar të çështjes gjyqësore, për një afat nga 5 vite, 4 muaj e 2 ditë, duke mos marrë masat e duhura me karakter procedural për përfundimin e çështjes civile, brenda një afati të arsyeshëm.
• Sjellja e gjyqtarit R.A., pas momentit të  pezullimit të  çështjes civile, ka ndikuar dukshëm në moskryerjen e veprimeve procedurale me karakter urdhërues që lidhen me verifikimin e rënies të shkakut të pezullimit dhe ajo që është më e rëndësishme ringritjes dhe rifillimit të shqyrtimit gjyqësor menjëherë pas rënies të shkakut të pezullimit në bazë të nenit 298 të K.Pr.Civile.
• Nga të dhënat e grumbulluara gjatë hetimit disiplinor, veprimtaria e gjyqtarit në gjykimin e kësaj çështje vlerësohet të jetë kryer nga pakujdesia në formë neglizhence, për sa kohë që nuk provohet që të jetë kryer me dashje, me qëllim krijimin e vonesave për palët, apo qëllime të tjera.
• Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë.  

Nga hetimi disiplinor konkludohet se veprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit R.A., hyjnë në kategorinë e “Shkeljes të lehtë disiplinore” dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të pranojë propozimin për masën disiplinore “Vërejtje publike” për magjistratin.

Vërejtja publike përmbush dy qëllime parandaluese: parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, kuptojnë që një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.

Previous Post

“Brain Gain” prezanton librin e “Punëve të mira të PD”

Next Post

“Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja”, Belind Këlliçi takim me banorë të Njësisë Nr.9

droni

droni

Next Post
“Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja”, Belind Këlliçi takim me banorë të Njësisë Nr.9

“Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja”, Belind Këlliçi takim me banorë të Njësisë Nr.9

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.