• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Do lehtësojmë procedurat e ndërtimit në fshat”, Belind Këlliçi prezanton programin për mbështetjen e fermerëve të Tiranës

droni by droni
10 May, 2023
in Kronika, Kryesore
0
“Do lehtësojmë procedurat e ndërtimit në fshat”, Belind Këlliçi prezanton programin për mbështetjen e fermerëve të Tiranës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u takua me banorë të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut, ku paraqiti në mënyrë të detajuar programin për fshatin, me synimin që pushteti lokal të jetë më pranë komunitetit me shërbime dhe investime. Këlliçi premtoi fillimisht që drejtuesit e njësive administrative të zgjidhen nga vetë qytetarët.

_“Se çfarë është mirë për ju këtu në zonën e Petrelës dhe të Bërzhitës e dini ju. Unë kam për detyrë, e para të rikthej kompetencat e plota të drejtuesve të njësive administrative, për shkak të një dështimi total dhe të plotë të reformës territoriale të vitit 2014, që ka larguar qytetarin nga shërbimet. Ju sot me shku te dera e Njësisë Administrative, ish-Komunës, nuk mbyllni asnjë hall nuk mbaroni asnjë punë sepse janë kukulla ata që rrinë. Kështu që unë ju jap fjalën, që pas 14 majit, drejtuesit tuaj do t’i zgjidhni ju. E keni ju në dorë, dhe ata do jenë njerëzit tuaj dhe do ju mbarojnë ju punë”_-tha Këlliçi.

Më tej, si një kërkesë e ardhur nga banorët, Këlliçi premtoi lehtësim të procedurave për riparimin e banesave, si dhe emërimin e një nënkryetari në bashkinë e Tiranës, dedikuar vetëm fshatit.

_“Gjëja e parë që unë do të bëjë do të jetë të lehtësojë procedurat për riparimin e shtëpijave tuaja, sepse është gjëja minimale që i takon fshatit në Tiranë dhe banorëve të komunave të Tiranës. Minimale, vetëm do njoftoni bashkinë. Me Belind Këlliçin kryetar, fshatrat e Tiranës do të përfaqësohen me një nënkryetar në bashkinë e Tiranës. Që do dedikohet vetëm, vetëm për punët, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik të fshatit të Tiranës. është e pafalshme që fshatrat e Tiranës sot janë në gjendje të mjerushme”_,-tha Këlliçi.

Në Petrelë, Baldushk dhe Farkë, Belind Këlliçi përsëriti premtimin e tij për subvencione të fermerëve, duke theksuar gjithashtu dhe ndërtimin e 15 tregjeve.

_“Subvencioni për fermerin do të jetë në qendër të politikës time për të ndihmuar fshatin dhe fermerin e Tiranës. Çfarë do të thotë? Do të ketë çdo vit 7 milionë euro subvencione, 3 milionë euro ndihmë për kredi për huamarrje, dhe pa diskutim do të ndërtojmë 15 tregje të gjelbërta me produkte “Made in Tirana”, të cilat do të certifikohen organikisht”_-tha Këlliçi.

Nga Petrela, Belind Këlliçi bëri dhe një tjetër premtim për fshatin, heqjen e taksës së ndërtimit për shtëpitë e para, ndërsa u angazhua që pas 14 majit të shtojë investimet në infrastrukturë për zonat rurale.

_“Premtimi i parë është që për shtëpitë e para do të heqim dhe do të lehtësojmë padiskutim taksën e ndërtimit. Për shtëpitë e para, është shumë e rëndësishme. Një problem që ma keni thënë që ditën e parë që kam ardhur në Bërzhitë dhe të cilin pas 14 majit unë do ta bëj realitet. Infrastruktura rrugore nëpër ish-komuna padiskutim që do të ketë përmirësim, do të investojmë në asfaltim dhe do të jetë çështje kryesore e programit tonë pas 14 majit në konsultim të plotë me drejtuesit tuaj që do ti zgjidhni ju vet. Do të decentralizojmë shërbimet. Do të kemi shërbime padiskutim në periferi”_-tha Këlliçi.

Autobusi do të bëhet falas edhe për zonat rurale, këtë premtim ua dha banorëve të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut kandidati i opozitës gjatë takimit që zhvilloi me ta.

_“Dua t`ju rikujtoj pikësëpari 5 prioritetet duke nisur nga autobusi pa pagesë që jua premtoj këtu. Fjala e burrit, pas 14 majit do të bëj gjithçka dhe autobusi pa pagesë do të jetë realitet. Bërzhitë, Petrelë, Baldushk, ku të doni ju në Farkë, vejini gishtin në Krrabë, Krraba e padiskutueshme pa pagesë”_.

Në këto zona, Belind Këlliçi prezantoi edhe 5 prioritetet kryesore të programit të  tij.

_“Është nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”. Sa herë të shkoni në Tiranë do e keni trafikun 60% më të lirë sepse kjo ndihmon trafikun. Biznesit të vogël do t`i ulim taksat me 30%, do t`i heqim taksën e shkollës, të përkohshmen, që e paguajnë dy herë, një herë si biznes një herë si familje. Do ndërtojmë çerdhe, kopshte e shkolla e padiskutim, një çështje që nuk ju prek juve, se ju u ka falur Zoti këtë natyrë të mrekullueshme, 500 oazet e gjelbërta do të jenë realitet për të gjithë njësitë e Tiranës”_-tha Këlliçi.

Një nga shqetësimet kryesore të banorëve janë gjobat e policisë bashkiake. Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit kjo do të marrë fund, duke u thënë banorëve se policia bashkiake do të jetë në shërbim të tyre.

_“Unë e kuptoj fare mirë se çfarë qëllimi ka pasur dhe ka Policia Bashkiake, është që t’ua nxijë jetën dhe tu marri ndonjë pare nën dorë. Kjo praktikë pas 14 majit merr fund. Ju jap fjalën që policët bashkiakë do të jenë në shërbimin tuaj, sepse do të bëjnë detyrën. Ata kanë detyrë të jenë polici komunitare dhe mbi të gjitha  të gjithë banorët do të kenë lehtësira të plota për të regjistruar pronën e vetë dhe për të bërë çfarë të duan ata me pronën e vet. Eshtë jeta e vet, është prona e vet, janë kursimet e një jete dhe nuk mund të jenë peng i askujt që tenton t’i marri ndonjë rryshfet, t’i marrë ndonjë lekë për shkak se i bën presion. Ta garantoj të japë fjalën e nderit_”-tha Këlliçi.

Në Baldushk, një nga shqetësimet e ngritura nga banorët, ishte zvarritja e procesit të rindërtimit. Belind Këlliçi tha se ky proces të jetë i drejtë dhe transparent pas 14 majit, ku sipas tij banorët do të marrin banesat e tyre.

_“I ka dalë boja miku im, i shofin qytetarët këto, siç i shofin dhe shpërdorimin abuzimin që po ndodh me shtëpitë e tërmetit në Baldushk. Një problem madhor për Baldushkun. Por s’po ndodh vetëm këtu, ndodh dhe në Zall Herr, ndodh e njëjta gjë në Ndroq, ndodh e njëjta gjë në të gjithë zonat e Tiranës që po i mbajnë peng dy ditë para zgjedhjeve, tre ditë para zgjedhjeve, për t`i kapur njerëzit, për t`ia shtrënguar lakun në fyt, për t`i kapur njerëzit te buka e gojës, ke shtëpia, ke çatia mbi kokë. Të garantoj se procesi i ndarjes së shtëpive, se i ka qit mashtruesit e vet nëpër fshatra duke u thënë se po erdhi Belind Këlliçi do ndalojë ndarja e shtëpive, nuk do merrni shtëpitë. Të garantoj që ai do të jetë procesi më transparent dhe më i hapur që Belind Këlliçi do të bëjë në bashkinë e Tiranës publik_”-tha Këlliçi.

Abuzimet e kryera deri tani në bashkinë e Tiranës do të zbardhen dhe do të çohen te organet ligjzbatuese. Belind Këlliçi iu referua abuzimit me inceneratorin e Tiranës, duke ngritur një pyetje retorike, në lidhje me pronarët e këtij objekti që sot ndodhen në arrati pasi janë në kërkim nga SPAK.

_“Nxin se e kupton që po vjen momenti i të vërtetës i llogaridhënies. Nxinë se e di mirë që unë do hap letrat në Bashkinë e Tiranës, do hap letrat për ata që kanë shkelur ligjin, duke filluar nga inceneratori i Tiranës. Do të shkojë te inceneratori i Tiranës për t’i treguar të gjithë qytetarëve a ka incenerator apo jo. A përpunohen mbetjet tona! A digjet dhe prodhohet energji elektrike apo jo! Dhe nëse kjo nuk ndodh do anullohet kontrata dhe do shkojnë para ligjit të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Dhe nëse kjo ndodh, një pyetje kam për të gjithë ju, pse pronarët janë në kërkim ndërkombëtar? E keni pyetur ndonjëherë veten?! Pse janë në kërkim ndërkombëtar?! A ikën ndonjë prej jush në kërkim ndërkombëtar nëse s`ka thyer ligjin?!_”-tha Këlliçi.

Edhe në zonat rurale, uji është një mungesë e madhe për banorët. Belind Këlliçi u shpreh se tenderat e UKT-s i marrin drejtorët e Erion Veliajt, Mariglen Qato dhe Arben Maloku, ku ky i fundit dyshohet se po blen edhe vota për kryebashkiakun aktual të Tiranës.

_“Po pse e paguajnë UKT-në? Sepse ish-drejtori i UKT-s në bashkinë e Tiranës, banditi Mariglen Qato ka marrë 25 milionë euro, 29 tendera nga UKT dhe bashkia e Tiranës, ndërkohë që duhet të siguronte ujin e pijshëm për ju. E bën dot ai këtë pa lejen e Erion Veliajt? Po si ka mundësi që Arben Maloku, në Kasallë, në Tapizë, në Dritas, në Zall Herr, që më shkruajnë çdo ditë njerëzit që po blen vota, ndërton pesë kate pa leje në hyrje të tregut “Çam”? Dhe del Ministri i Brendshëm dhe del Erion Veliaj dhe thonë që nuk e pamë! Po kotecin tuaj të pulave e panë? Po tarracën tuaj e panë? Po tjegullat tuaja i shohin_?”-tha Këlliçi.

Në fund, Belind Këlliçi, pati dhe një thirrje për qytetarët e Tiranës, që në 14 maj të dalin masivisht për të votuar, për të sjellë ndryshimin.

_“Unë ju falenderoj por bëjeni dhe një sforco, një javë ka ngelur. Thërrisni miq, të afërm, kushuri, koleg, komshi, kë njihni në Tiranë. Njoftojini që është një shans i artë që në datë 14 maj ne të parandalojmë atë të keqe që demokratë dhe socialistë për herë të parë janë bërë bashkë në kryeqytetin tonë. Janë bërë bashkë se thonë që Erion Veliaj është më i keq se Edi Rama. Që ditën e votimit, në datë 14 maj, te dhoma e fshehtë, kur të merrni fletën e votimit, jeni vetëm ju dhe Zoti. Nuk ju kontrollon dot njeri votën, as Belindi nuk ua sheh dot. Mos e hani presionin. Jeni ju dhe Zoti, votoni me ndërgjegje për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për nipër e mbesa, për të ardhmen e kryeqytetit”_-tha Këlliçi. a.b

Previous Post

KOPLIK/ Goditi me lopatë në kokë një person, detajet e ngjarjes së rëndë

Next Post

DEKLARATA/ Banda elektorale me në krye drejtorin e TEC të Fierzës nuk ndal votën kundër regjimit

droni

droni

Next Post
DEKLARATA/ Banda elektorale me në krye drejtorin e TEC të Fierzës nuk ndal votën kundër regjimit

DEKLARATA/ Banda elektorale me në krye drejtorin e TEC të Fierzës nuk ndal votën kundër regjimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.