• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj shmang debatin, Këlliçi merr pjesë në tryezën e Profesionistëve të Lirë: 5 prioritetet përmirësojnë jetën e qytetarëve

droni by droni
6 May, 2023
in Kryesore, Politika
0
Veliaj shmang debatin, Këlliçi merr pjesë në tryezën e Profesionistëve të Lirë: 5 prioritetet përmirësojnë jetën e qytetarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erjon Veliaj mungoi sërish në një mundësi ballafaqimi dhe debati për Tiranën, të organizuar nga Profesionistët e Lirë të Shqipërisë. Belind Kelliçi ishte i vetmi nga 6 kandidatët në garën për bashkinë e kryeqytetit, që iu përgjigj pozitivisht ftesës për të diskutuar rreth programit për drejtimin e qytetit në katër vitet e ardhshme.

Drejtuesi i panelit të “Profesionistëve të Lirë për Shqipërinë”, Fation Softa, u shpreh se Tirana ka akumuluar shumë probleme të pazgjidhura, të cilat kanë vështirësuar jetën e qytetarëve.

_“Sepse ne kemi kaluar tridhjetë e sa vite, dhe sot kemi ende probleme, që jo vetëm janë akumuluar por janë të pazgjidhura. Probleme të cilat e kanë bërë më të vështirë dhe më të paaksesueshëm këtë qytet që në sot banojmë”_-tha Softa.

Belind Këlliçi, shprehu keqardhjen që rivali i tij në këtë garë, Erion Veliaj refuzon prej tre javësh përballjen me të, duke theksuar se edhe në këtë takim kryebashkiaku aktual i Tiranës la karrigen bosh.

_“Unë duke ju falenderuar për ftesën që më keni drejtuar, dhe që në momentin e parë që më keni drejtuar një ftesë për të marrë pjesë në një takim të tillë, kam qenë i hapur. Sigurisht nuk mund të rri pa shprehur keqardhjen që kryetari aktual i bashkisë sot e ka karrigen bosh, për të ardhur për t’u ballafaqur jo me mua, por në një debat, por në një diskutim të hapur, në një temë të lirë me profesionistë të të gjitha fushave si puna juaj. Për të folur për një bilanc për qytetin e Tiranës: çfarë punësh janë bërë në këto 8 vite, çfarë janë lënë pa bërë dhe çfarë do të bëhet”_-tha Këlliçi.

Por teksa kundërshtari i tij, komenton vetëm në media programin e Belind Këlliçit, ky i fundit u shpreh para profesionistëve se për premtimin e urbanit falas, Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument pse është i pa realizueshëm. Nga ana tjetër, Këlliçi tha se ky angazhim do të ofrojë shërbim pa kosto për qytetarët, duke sjellë si shembull Maltën.

_“Kam dëgjuar një mijë e një arsye se pse ky premtim nuk bëhet, por në asnjë moment nuk kam dëgjuar asnjë arsyetim logjik apo rracional, se ku bazohet kundërshtari politikë, le të themi, në këtë garë, për këtë qëndrim që mban. Dhe nga ana tjetër, unë kam dal me një qëndrim që nuk e kam shpikur unë. Eshtë një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, në disa kryeqytete. Zonja Kepi ka qenë para një jave në Maltë, në La Valeta, ku keni bërë një reportazh shumë interesant mbi benefitet që ka sjellë transporti publik falas në Maltë. Mbi faktin që është ulur trafiku në qytet, mbi faktin që është ulur në mënyrë të ndjeshme ndotja e ajrit në qytet, ka një barazi sociale dhe nga ky shërbim falas vetëm kanë përfituar qytetarët_”.

Në të njëjtën logjikë, Belind Këlliçi foli edhe për angazhimin tjetër, nënkalimin që do të zgjidh problemin e trafikut në qendër të Tiranës. Këlliçi tha se edhe për këtë projekt, Veliaj nuk ka argumenta kundër. “Prioriteti numër dy që kam përmendur, ka qenë nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”.

Dhe ma besoni se i vetmi person që ka debatuar me mua më shumë, në aspektin teknik, logjik dhe racional, se pse ne kemi vështirësi në bërjen e këtij projekti, ka qenë Gent Kaprata vetë në debatet me ne, në ekipin tonë, se sa ka qenë kundërshtari. Nuk di ende sot një ekspert, një inxhinier, apo një urbanist që të dalë dhe të thotë që Belind Këlliçi ka dhënë një premtim të parealizueshëm dhe që nuk i shërben qytetit”,-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Duke folur për pikën tjetër të programit, uljen e taksave për biznesin, Belind Këlliçi tha se ky angazhim është i ngjashëm me modelin që aplikoi PD në vitin 2005, kur aplikoi taksën e sheshtë, dhe formalizoi biznesin duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.

_“Ne kemi dhënë një logjikë fare të thjeshtë të një modeli që është implemetuar pas vitit 2005 në Shqipëri, kur Partia Demokratike ka pasur mundësinë të qeverisë dhe kur prezantoi taksën e sheshtë. Në fakt u dyfishua buxheti, u dyfishuan pagat dhe pensionset, sepse u formalizua ekonomia dhe u zgjerua gama e kontribuesve në skemë. Ne sikur me 20% ta ulim informalitetin dhe korrupsionin, ne do të gjeneronim rreth 60 milionë euro më shumë të ardhura në arkën e Bashkisë  Tiranë_”-tha Këlliçi.

Duke prezantuar edhe pikat e tjera të programit, si ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave si dhe të 500 oazeve të gjelbra në lagjet e Tiranës, Belind Këlliçi tha para profesionistëve të lirë, se programi i tij ka në thelb uljen e kostove të jetesës.

_“Në thelb targetojmë uljen e kostos së jetesës në qytet, sepse vetëm autobusi falas i kursen të paktën 52 mijë lekë në muaj familjeve në nevojë, pensionistëve dhe atyre që e përdorin këtë shërbim për të shkuar në punë. Mos harroni një biletë nuk kushton vetëm 400 lekë, kushton vetëm në kryeqytet në vijën e verdhë 400 lekë, po kushton 800 lekë në Bërzhitë, kushton 1000 lekë në Vishnje, kushton 1500 lekë në Shkallë dhe kushton 2000 lekë në Shëngjergj_”-u shpreh Këlliçi.

Një tjetër pikë, e nxitur nga debatet me profesionistët, ishte mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore. Këlliçi tregoi se si deri më tani bashkia e Tiranës i ka lënë objektet e trashëgimisë të degradohen, me qëllim që ato më pas të kthehen në sheshe ndërtimi për kulla.

_“Kjo praktikë duhet të marrë fund, sikundër ndodh edhe pak metra larg nesh, me “Radio Tiranën”, me që përmendët dhe Trashëgiminë Kulturore edhe Tiranën historike, ku objekte shumë të rëndësishme për memorien e qytetit, në mënyrë të qëllimtë lihen në degradim, shpesh herë u është vënë dhe zjarri në këto 8 vite, në mënyrë, unë po them të qëllimtë, por në mënyrë shumë të çuditshme dhe më pas kemi parë se si kryebashkiaku aktual dhe drejtues të qeverisë qëndrore kanë dalë dhe në emër të rimëkëmbjes së këtyre godinave apo zhvillimit të këtyre pronave, është folur për projekte inovatore, që më pas kanë përfunduar në tulla, llaç dhe beton. Pra kjo është një praktikë e ndeshur shpesh herë_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Për këtë aryse, për herë të parë, Belind Këlliçi premtoi se vendimarrja për çështje të caktuara pas 14 majit do të merret nëpërmjet referendumeve lokale, që kanë si synim të fuqizojnë qytetarët në vendimmarrje.

_“Unë me kënaqësinë më të madhe do të rikthej praktikën e referendumeve lokale në qytet, ku për çështje të caktuara do të vendosin qytetarët. Dhe për shembull pse jo kemi dy opsione për Teatrin e Kukullave: A ta kthejmë në një muze të Tiranës, qëndron një ide, në një muze etnografik të kryeqytetit apo ta kthejmë në një muze të parlamentarizmit shqiptar apo ta kthejmë në sallën e këshillit bashkiak të Tiranës, pra ta rijetëzojmë. Kështu që duke rikthyer referendumet lokale, unë gjykoj se ne i japim fuqi qytetarëve, i japim fuqi qytetit, edhe sigurisht ne jetojmë në një demokraci funksionale dhe nuk duhet ta jetojmë vetëm në letra_”-u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi u angazhua që të luftojë korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, teksa solli në kujtesë se si dy vartës të Erion Veliajt, Mariglen Qato dhe Arben Maloku, kanë përfituar miliona euro tendera publikë, në një kohë që punonin si zyrtar të bashkisë.

_“Dy drejtorë të rëndësishmë, dy titullarë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Arben Maloku, drejtues të Partisë Socialiste, funksionarë dhe drejtues të bashkisë, nga institucioni ku ata punojnë, kanë marrë 17 milionë euro pagesa. Pra, thonë që Tirana do të ketë 24 orë në ditë ujë të pijshëm, janë bërë 127 tendera nga UKT-ja në 7 vitetet e fundit, procedura tenderimi, dhe nga këto tendera, në kuadër të investimit në rrjet, në kudër të atij objektivi për të pasur Tirana 24 orë ujë në ditë, punonjësit e bashkisë Tiranë nëpërmjet të afërmve të tyre, marrin 17 milionë euro”_-tha Belind Këlliçi.a.b

Previous Post

Banorët e dëmtuar nga tërmeti. Zëdhënësja e Fushatës, Silvi Bardhi në Zall Herr: Edhe një premtim i pambajtur nga Erion Veliaj

Next Post

U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin

droni

droni

Next Post
U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin

U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.