Nëse Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme në martesë në zyrën e Erion Veliajt apo nga Veliaj do jetë një nga grabitjet e rradhës së pushtetit edhe të festave që nuk kanë lidhje me të.
I pyetur në emisionin “Kjo javë” nëse ky kurorëzim do të bëhet në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj as nuk e pohoi e as nuk e mohoi këtë.
“Nuk e di çfarë po gatuhet në tarracë, por di të them se për mua është një nga gëzimet më të mëdha kur çifte të reja i shtohen qytetit. Ndonjëherë ndihme keq për kryetarë të tjerë bashkish që vetëm pakësohen, po kur më pyesin njerëzit për Tiranën them: ‘Unë kam komplet hall tjetër”, u shpreh Veliaj. r.r












