Policia ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen në Shkodër ku Petrit Vuksani ka mbetur mi vrarë në shtëpinë e tij.
Autori i dyshuar rrinte me qera te shtepia e Petritit. Vuksani ka shkuar ti merrte qeranë. Autori i dyshuar Lek Vuksani eshte zënë me të dhe e ka qëlluar me automatik dhe ështe larguar.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.












