• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Paratë e taksave tuaja, do të bëhen shërbime”/ Belind Këlliçi me banorët e Sharrës: 5 prioritetet e programit tim sjellin ndryshimin në Tiranë

droni by droni
24 April, 2023
in Kryesore, Politika
0
“Paratë e taksave tuaja, do të bëhen shërbime”/ Belind Këlliçi me banorët e Sharrës: 5 prioritetet e programit tim sjellin ndryshimin në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës zhvilloi takime me banorët e zonës së Sharrës. Ai paraqiti programin e tij, 5 pikat kryesore që sjellin ndryshimin në Tiranë, dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Zona e Sharrës është e lënë pas dore dhe gjatë viteve të fundit kanë munguar investime që do të përmirësonin jetesën e komunitetit. Por sikur të mos mjaftojë kjo, banorët e Sharrës dhe gjithë Kombinatit, vuajnë ende ndotjen e ajrit për shkak të mbetjeve urbane që hidhen në landfill. Belind Këlliçi e cilësoi këtë si minierë ari për Erion Veliajn, dhe dëm ndaj qytetarëve.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, shërbeu si pretekst që Erion Veliaj të niste aferën me inceneratorin e Tiranës, që sot i kushton taksapaguesve të Tiranës plotë 80 mijë euro në ditë.

_“Arsyeja pse po ua përmend këtë, është se u gjet ky justifikim, që në vitin 2016 kur kjo ndodhi, të fillohej të flitej për herë të parë për konçensionin e inceneratorit të Tiranës. Këtu ka një problem shumë të madh. Ju nuk e keni idenë në aspektin financiar se çfarë vjedhje ndodh vetëm pak metra larg nga ju. 80 mijë euro në ditë vjedhin nga taksat e tua, të mijat, të gjithëve neve këtu. E di çfarë domethënë 80 mijë euro në ditë? Sikur një javë të hidhen ato lekë këtu në zonë, zgjidhet problemi me rrugicat hyrëse_”-u shpreh Këlliçi.

Për kandidatin e kaolicionit “Bashkë Fitojmë”, aq para sa sot shkojnë për aferën e inceneratorit, mjaftojnë për të mundësuar transportin publik falas për 200 mijë qytetarë të Tiranës. Pas 14 majit, ky angazhim do të bëhet realitet, _“pasi u shërben shtresave në nevojë dhe jo klientelës së Erion Veliajt_”, tha Këlliçi.

_“Unë kam premtuar transport publik falas, autobusin falas për 200 mijë qytetarë në ditë. Një shërbim që kushton sa para që shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston. Ajo bileta 400 lekëshe nuk është dhimbje koke për të pasurit, por është për të varfërit. Ajo masë që unë kam propozuar nuk i shërben oligarkëve, klientelës së Erion Veliajt. Eshtë një shërbim i dedikuar për pensionistët, për studentët, për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë”_.

Transporti publik flas do të jetë një shërbim që për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshirë edhe  ata në zonat rurale. Këlliçi tregoi edhe si do të realizohet ky projekt.

_“Në të gjithë katundet e Tiranës, në të gjithë fshatrat dhe në qytet, që kur të hypin në autobus, të ndjekin të njëjtin model që ka në 250 qytete të tjera në bot, që hypet në autobus, ka një kartë elektronike, e çekon, e shtyp aty, dhe vazhdon rrugën. Siç e ka e gjithë vendet e zhvilluara. Pse? Sepse unë kam vendosur që taksat e qytetarëve të mos i marrë e t`i çojë për shërbime që nuk ekzistojnë, por t’i marr e t’i çoj për qytetarët”_-u shpreh Këlliçi.

Teksa transporti publik pritet të ulë kostot e jetesës, por edhe trafikun, një tjetër plan ambizioz për të lehtësuar qarkullimin në rrugët e kryeqytetit, është nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”. Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi u shpreh se po kritikohet për koston e ulët të këtij projekti, pasi sipas tij, nxjerr zbuluar aferat e Erion Veliajt me kostot e fryra për ndërtimin e Unazës së Re.

_“E keni para projektin për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, që kam propozuar tunelin e nëndheshëm te sheshi? A e dini kush është akuza e vetme që kam marrë? Kushton shumë pak, 4.5 milionë euro. Sepse unë e kam prozuar me çmim kostoje, u kam thënë që nuk do vjedh. Jam ulur me urbanistët, më kanë nxjerrë faturën, më kanë thënë që është 4.5 milionë euro. Çfarë? Të dal unë të them që është 20, është 30? Problemi është se u prish punë se i nxjerr zbuluar me çfarë kanë bërë këta. Këta kanë vënë një standard: kanë ndërtuar në Unazë të Re 24 milionë euro kilometrin_”- u shpreh Këlliçi.

Kandidati i Opozitës foli edhe për planin e ofruar për uljen e taksave dhe tarifave vendore, ku pritet të përfitojnë bizneset por edhe qytetarët.

_“Kam dhënë premtim përgjysmimin e tarifës për hapsirën publike, përgjysmimin e tarifës për pastrim gjelbërimin, zerimin e taksës, edhe ti e paguan, për arsimin që është një taksë që ka mbledhur Erion Veliaj 41 milionë euro këto 7 vjet, dhe nuk ka ndërtuar një çerdhe, një kopsht, një shkollë për gjithë zonën e Unazës së Re, që janë 70 mijë banorë_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi premtoi se do të pastrojë bashkinë e Tiranës nga patronazhistët dhe aktivistët, ndërsa deklaroi se një ndër strukturat e para që do të reformohet është Policia Bashkiake, e cila sot është kthyer në gjobëvënëse ndaj qytetarëve.

_“Bashkia e Tiranës nuk do të ketë më vend as për patronazhistë dhe as për aktivistë, do të ketë vend për të rinj e të reja të Tiranës, të vijnë të punojnë për qytetin dhe nëpunësi i shtetit do duhet të jetë nëpunës i shtetit. Po 24 orë pas 14 majit unë do ta reformoj. Policia bashkiake do të jetë në shërbimin tuaj dhe t`i dridhet dora kur e kap stilolapsin dhe i vendos gjobë qytetarit. Ta mendojë mirë. Çdo vit në buxhetin e bashkisë ka planifikim buxheti dhe realizim faktik të buxhetit të bashkisë. E dini që e vetmja shifër, i vetmi zë, që tejkalohet në masën 300% është parashikimi i gjobave të policisë bashkiake. Pra nëse në të gjithë zërat e tjerë ka mungesë të realizimit të planit çfarë është e planifikuar dhe realizimi faktik, kur vjen puna te gjobat e vendosura nga Policia Bashkiake tejkalohet me 300% objektivi”-_ tha Këlliçi.

Për të bërë realitet planin e tij për kryeqyteti, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Sharrës në zgjedhjet e 14 majit.

Previous Post

EMRI/ I dënuar në Itali me 8 vite burg, kapet në Vlorë

Next Post

Merr flakë polisteroli, pallati në zjarr në Tiranë

droni

droni

Next Post
FOTO/ Vlorë, aksident në Transballkanik, fuoristrada përplaset me “Audin”

Merr flakë polisteroli, pallati në zjarr në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.