Kryeministri Edi Rama është dërguar me urgjencë në spital gjatë natës dhe ka kryer një ndërhyrje.
Bëhet fjalë për heqjen e apandesitit.
Ai kreu disa teste imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT, bën të ditur zyra e shtypit të qeverisë. a.b












