Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 29 vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës.
Ai u arrestua pas denoncimit për marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçareje nga i njëjti fshat me probleme të shëndetit mendor.
Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje. Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.a.b












