Riparimet e banesave pas tërmetit në Durrës janë bërë pa cilësi.
“Cilësia e dobët e punimeve për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 4 viteve më parë është një nga shqetësimet kryesore, që më adresuan banorët e lagjes numër 5.
Sigurisht, nuk është i vetmi problem me të cilin përballen.
Ngushtimi i rrugëve, mungesa e vendqëndrimeve për automjetet i bashkangjiten kësaj problematike, që është e dukshme në të gjithë Durrësin”, konstaton kandidati i opozitës për Durrësin. a.b











